Tematike
Agjencia e shpikur mashtron familjen 11-anëtarëshe nga Kosova
Familja Hasani kërkonte të vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Megjithatë, më vonë kupton se ka qenë e mashtruar me biletat. Tashmë shpreson që përmes ligjit t'i marrë paratë e humbura, përcjell albinfo.ch.
Një vit kurseu shqiptaro-zvicerani Egzon Hasani (57, emri i ndryshuar) me familjen e tij njëmbëdhjetë anëtarëshe për pushimet verore. Ata dëshironin të vizitonin të afërmit e tyre në afërsi të Prishtinës. Në kohën kur Hasani kërkonte fluturime më të lira nga Bazeli, gjeti kompaninë ajrore ‘Germany Airlines’, e cila i ofroi 3590 franga për udhëtim për gjithë familjen, shkruan albinfo.ch.
Shumë para për familjen Hasani. Megjithatë, babai i rezervoi biletat dhe i dërgoi. Tani ata gëzohen të gjithë në vendlindje. Kjo zgjati deri në momentin kur një e afërme e 57-vjeçarit zbuloi se kompania ajrore gjermane largonte sistematikisht shqiptarët të cilët dëshironin të fluturonin nga Bazeli në Prishtinë. Familja mezi u besonte syve.
Megjithatë Urs Holderegger, shef federal i fluturimeve civile (Basel), vërteton për “Blick” frikën e Hasanit: “Kjo kompnai ajrore nuk jep udhëtime të thjeshta. Prandaj nuk ka fluturim.”
Në Basel janë paraqitur shumë raste me firma të dyshimta. Kontaktet me shoqërinë ajrore janë thuajse të pamundura, ndërsa ankesat të pavlefshme. “Atje na thanë neve se një ankesë do të ishte e kotë”, thotë Egzon Hasani.
Një rast mashtrimi?
A është familja shqiptare fajtore për këtë? Jo, pasi në internet ka plot oferta të rrejshme që duken si origjinale dhe nga ku shumë persona mund të mashtrohen.
“Kush është i pacipë këtu?” pyet Egzon Hasani i zemëruar. Gjurmët e firmës mashtruese shkojnë drejt Gjermanisë me një pronar firme me emrin: Metehan M.*. I martuar. Baba krenar. Dhe mashtrues? Ai nuk ka reaguar ndaj pyetjes nga Blick.
Papritur numri i Germany Airlinies nga Zvicra nuk punon dhe gjithçka bëhet e pa arritshme për kontakt. Fatmirësisht numri i kontaktit nga Gjermania punonte dhe Blick arrin të kontaktojë shoqërinë ajrore duke pasur konfrontime në bisedë: Germany Airlines nuk mashtron njerëzit, nuk ofron fluturime, nuk ka uebsajt. Blick pyet për pronarin Metehan M. “Unë nuk e njoh këtë tip”, thotë gruaja me theks shqiptar në telefon.
Si do të shkojë më tej?
Organizata për mbrojtjen e konsumatorëve (SKS) e ka marrë rastin për shqyrtim: mbrojtësit e konsumatorit kanë ngritur një aktpadi kundër “Germany Airlines” dhe rasti është paraqitur edhe te Policia Federale (Fedpol). Nëse Hasani do t’i marrë përsëri 3500 frangat, mbetet e hapur. Ata dje fluturuan me paratë e mbetura në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












