Kosova
Pacolli për “FT”: Kosova anëtare në BE deri 2025
Behgjet Pacolli ka vetëbesim se progresi i rajonit të Ballkanit do nxisë ambiciet e shteteve në BE
Ballkani Perëndimor i njohur për konteste etnike, politike dhe territoriale, ka bërë shumë më tepër progres në rrugën e stabilitetit dhe paqes gjatë vitit të fundit sesa në dy dekada.
“Është viti më i mirë prej Luftës së Kosovës 1998-99,” thotë Behgjet Pacolli për prestigjiozen britanike Financial Times, përcjell albinfo.ch. Ai shpreson që vitin e ardhshëm Kosova do marrë statusin kandidat, ndërsa anëtarësimi i plotë do ndodhë deri 2025. “Sigurisht, kjo tingëllon si e parakohshme, por urata mund të shërbejë si motiv dhe drejtim,” shtoi ai duke kujtuar marrëveshjet e fundit në rajon si ajo e demarkacionit mes Malit të Zi dhe Kosovës, Marrëveshja miqësore mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, zgjidhja e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës si dhe rezoluta për konfliktin e tejzgjatur mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ai thotë: “Dialogu me Serbinë ka filluar të shkojë në rrugë më të mirë. Besoj se dialogu nuk ka nevojë të zgjasë vite të tëra derisa të gjejmë marrëveshjen finale.”
Në çfarë ai e quajti si ide personale dhe jo si propozim zyrtar të Kosovës, ai tha se dy qeveritë duhet të krijojnë zonë të lirë ekonomike, jashtë Kosovës së Veriut, ku jetojnë shumica e banorëve serbe, dhe Serbia e Jugut, vendbanimi i minoritetit shqiptar. Pacolli i cili vlen si një ndër shqiptarët më të pasur thotë se si person me të kaluar biznesi, “zona e lirë ekonomike” do jetë e mirë për të dyja vendet, do e mbajë ata larg politikës dhe do thith numër “më të madh të investitorëve”.
Për të vijuar rrugën e anëtarësimit Kosova duhet të luftojë korrupcionin dhe krimin e organizuar, shkruan më tej “FT”. Disa qeveri europiane theksojnë se shumë shtete të Ballkanit nuk kanë luftuar aq sa duhet korrupcionin dhe krimin e organizuar. Megjithatë, liderët e Ballkanit Perëndimor theksojnë se duhet të shpërblehen marrëveshjet e arritura në këto muajt e fundit.
“Ne europianët nuk kemi luksin të përzierjes së oportuniteteve historike,” thotë Nikola Dimitrov, ministër i jashtëm i Maqedonisë përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025














