Kosova
Kosovarët me tren në Evropë në vitin 2026
Ka përfunduar procesi i fizibilitetit për hekurudhat nga Fushë Kosova në Han të Elezit e deri në Maqedoni, si dhe nga Fushë Kosova në Serbi.
Ministri i Infrastrukturës ka treguar se brenda këtij viti do të nisin punimet për pjesën e parë dhe në vitin 2026, gjithçka do të jetë gati për udhëtim dhe bartje të mallrave në vendet e tjera evropiane
Në vitin 2026, banorët e vendit do të kenë mundësinë të udhëtojnë me tren në vendet evropiane.
Po atë vit, Kosova do ta finalizojë projektin infrastrukturor hekurudhor modern, në vlerë prej 194 milionë eurosh.
Ministri i Infrastrukturës tregon se ka përfunduar procesi i fizibilitetit dhe brenda këtij viti, do të nisë rehabilitimi i pjesës hekurudhore Fushë Kosovë- Han i Elezit, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.
Vitin e ardhshëm pritet edhe nisja e punimeve nga Hani i Elezit në kufi me Maqedoninë, si dhe nga Fushë Kosova deri në kufi me Serbinë.
Lekaj thotë se për t’iu shmangur çdo mosmarrëveshjeje, do të takohet me kryetarin e komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.
Mjetet për projektin janë garantuar nga kredia e marrë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe ajo Evropiane për Investime, në vlerë të 82.9 milionë eurove.
Dhe, 79.8 milionë euro janë dhënë grant nga Bashkimi Evropian.
Këtë projekt e vlerësojnë edhe njohësit e ekonomisë.
Naim Gashi tregon se shfrytëzimi i sistemit hekurudhor nga bizneset, do ta ulë koston e shpenzimeve.
Afati për pagesën e interesit të kredisë do të jetë për 20 vjet, nga momenti i fillimit të investimeve.
Aktualisht, hekurudha nga udhëtarët më së shumti shfrytëzohet nga Prishtina për në Pejë, ndërsa për mallra çdo mëngjes ka linjë për në Shkup.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin















