Kosova
Gashi tregon pse diaspora s’po investon në Kosovë
Ministri i Diasporës i Kosovës Dardan Gashi ka deklaruar se pasiguria juridike është faktori kryesor i mos ardhjes për të investuar në Kosovë shumica e investitorëve të huaj përfshirë edhe diasporën.
Gashi ka thënë se sfidat e investimeve të diasporës në Kosovë janë të njëjta me investitorët vendor. Ai ka thënë se për një lëndë të caktuar në gjykatë i duhet investitorit të presë tre deri ne 4 vjet.
“Aspekti kryesor është pasiguria juridike sa i përket investimeve, mbrojtja e investimeve. Nuk mund dikush të investoj në Kosovë qoftë vendor, ndërkombëtar apo diaspora kur për një lëndë në gjykatë pritet me 3-4 vite e më shumë për të zgjidh një kontekst juridik që ka të bëjë me një investim apo konflikt financiar ekonomik”, ka thënë ministri Gashi në një intervistë për EO.
Ai ka treguar se vetëm në vitin 2017 më shumë se 740 milionë euro ishte vlera e remitencave nga diaspora.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?














