Lajme
5 emigrantë të vdekur në ditë brenda 2011-ës
Vitin e kaluar mesatarisht pesë njerëz në ditë kanë vdekur në përpjekje për të kaluar ilegalisht kufijtë e BE-së.
Së paku 2 mijë njerëz kanë gjetur vdekjen vitin e kaluar në kufijtë e jashtëm të BE-së, thotë rrjeti “Migreurop” në Paris.
Rrjeti përfshin rreth 40 organizata nga Evropa e Afrika dhe angazhohen për një qasje të lirë në Bashkimin Evropian.
Shifrat për vitin 2011 janë më të larta se vitin e kaluar për shkak të operacionit ushtarak kundër Libisë.
“Migreurop” thotë se në 20 vjetët e fundit në kufijtë e jashtëm evropianë të paktën 16.250 emigrantë kanë vdekur si pasojë e fundosjes, urisë dhe nga të ftohtit.
Pothuajse 13 mijë emigrantë janë zhdukur në det në kufijtë jugorë të BE-së dhe rreth 6 mijë në Gjirin e Sicilisë, 2500 në Gjibraltar dhe pothuajse 3 mijë në afërsi të ishujve Kanarie.
Kufiri dërmjet Polonisë dhe Ukrainës ishte një tjetër zonë tepër vdekjeprurëse për refugjatët.
Statistikat janë bazuar në një listë nga një organizatë në Amsterdam, e cila ka siguruar të dhënat nga artikujt e gazetave dhe nga punonjësit lokalë.
Sipas një versioni që ishte në dispozicion të agjencisë së lajmeve AFP, këtë vit deri më 25 tetor kanë gjetur vdekjen 722 njerëz në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Rrjeti “Migreurop” është shprehur kundër politikave kufizuese të emigracionit. Përforcimi i kontrollit nëpër kufij, sipas tyre, vetëm sa rrezikon jetën e emigrantëve, por nuk ndal fluksin e tyre.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











