Lajme
Maqedonia më e mira në rajon për biznes
Sipas revistën “Forbs” Maqedonia është radhitur në vendin e 37 për bërje të biznesit, ndërsa Shqipëria e 74-ta
Revista financiare amerikane “Forbs” ka publikuar listën e shteteve më të përshtatshme për bërje të biznesit. Në mesin e 141 vendeve, Maqedonia është radhitur në vendin e 37, duke lënë mbrapa pothuajse të gjitha vendet e rajoni, Malin e Zi, Kroacinë, Shqipërinë e Serbinë.
Sipas kësaj liste, Shqipëria është radhitur vendin e 74, ndërsa Mali i Zi është radhitur në vendin e 45, Kroacia në vendin e 47, Bullgaria në vendin e 49, Turqia në të 52-tën, Greqia 68, Bosnja e Hercegovina në vendin e 85, Serbia në vendin e 90, ndërsa Kosova nuk është përfshirë në këtë listë.
Maqedonia sipas “Forbs” është radhitur më e mira sipas kategorive për liri monetare dhe burokraci. Në kategorinë për mbrojtën e investitorëve, Maqedonia radhitet në vendin e 19-të, në politikat tatimore në vendin e 22-të, në tregtinë e lirë 48, korrupsionin 40 dhe teknologjinë në vendin e 69-të.
Zelanda e Re, siç raportoi INA, është radhitur në krye të listës së Forbs, për shkak të transparencës dhe klimës stabile juridike, e cila nxit ekonominë. Në vendin e dytë është Danimarka dhe më pas vijojnë Hong Kongu, Singapori, Kanadaja, Irlanda, Suedia, Norvegjia, Finlanda dhe Britania e Madhe.
SHBA-të në këtë listë qëndrojnë në vendin e 12, e cila vitin e kaluar ishte e 10, ndërsa në vitin 2009 në vendin e dytë. Forbs e përpilon këtë listë duke u bazuar në raportet e CIA, Freedom House, Heritage Foundation, Property rights aliance, Transparency International, Banka Botërore dhe Forumi Botëror Ekonomik.
E-Diaspora
-
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë... -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Japoni
Erjon Krasniqi doktoron në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











