Kosova
“Sofra drenicase”, edhe sivjet për diasporën në Skenderaj
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se pritja për bashkatdhetarët është obligim moral dhe shtetëror
Mbrëmë në qytetin e Skenderajt për nder të mërgatës shqiptare është organizuar festivalin tradicional “Sofra drenicase”.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes rrjetit social Facebook ka thënë se pritja për bashkatdhetarët është obligim moral dhe shtetëror.
“Në këto ditë të verës, kur bashkatdhetarët tanë ndodhen në vendlindje për pushime, ne si institucione e kemi për obligim shtetëror e moral t’i presim siç është më së miri. Prandaj, për ta edhe sivjet e kemi organizuar manifestimin tashmë tradicional “Sofra drenicase”.
Ai ka thënë se në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj e kanë shtruar një sofër të mbushur me ushqime tradicionale të trevës së Drenicës. “
Të pranishmit e shumtë janë kënaqur me interpretimin e shumë këngëve të muzikës tradicionale rapsodike, që kanë përgatitur anëtarët e ansamblit “Drenica”, të veshur me veshje kombëtare”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













