Autotech
Facebook humb 100 miliardë dollarë
Aksionet e Facebook-ut ranë pikiatë të enjten në bursa, duke i shkaktuar kompanisë amerikane dëme kolosale. Kjo llogaritet edhe humbja më e madhe për një kompani gjatë një dite.
Firmës iu dogjën praktikisht më shumë se 100 miliardë dollarë në vlerë tregu. Rënia tërhoqi me vete edhe indeksin Nasdaq, që humbi gati 1%. Problemet erdhën si pasojë e bilancit të tremujorit të gjigandit që i trembi investitorët me ngadalësimin e të ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve.
Mesa duket, pasojat e skandaleve të Cambridge Analitica-s dhe Russiagate po ndihen tani më fort se përpara.
Facebook-u ende përballet me kritika mbi mënyrën se si ka menaxhuar përhapjen e lajmeve të rreme dhe përdorimin e të dhënave.
Kompania sqaroi investitorët se pritet t’i shtojë shpenzimet me 50% apo edhe më shumë ndërsa përpiqet të sjellë disa përmirësime në nivel monitorimi të përmbajtjes dhe ato që lidhen me informacionet personale të përdoruesve.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe në Zvicër, tema qendrore e numrit më të ri të revistës albinfo.ch Numri më i ri i revistës albinfo.ch, i cili nga sot është në duart e lexuesve,...
-
Itali
Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë
-
Panairi Gjergj Kastrioti Skënderbeu, bashkon më shumë se 100 shoqata në Nju-Jork
-
Një shqiptaro-zvicerane ambicioze, në Kancelarinë Federale të Zvicrës
-
Thun
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin e qytetit Thun
Jeta në Zvicër
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër Falë hetimeve të Europolit, dymbëdhjetë qendra të thirrjeve kriminale u shkatërruan. Mashtruesit ishin aktivë edhe në...
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich
-
Maratona e Gjenevës në fundjavë, shumë rrugë do të mbyllen