CH-Ballkani
18-vjeçarja shqiptare që kandidon në zgjedhjet lokale në Belgjikë
Zgjedhjet do të zhvillohen në tetor të këtij viti
18-vjeçarja shqiptare Klaudja Hajdari është një ndër kandidatet për këshillin e komunës Vilvoorde në Belgjikë.
Klaudja kandidon për partinë SPA (Socialistiche Partij Anders) dhe renditet e 14-ta ndër 35 personat që kandidojnë për anëtarë këshilli. Zgjedhjet do të zhvillohen në tetor të këtij viti, shkruajnë mediat shqiptare.
18-vjeçarja shqiptare jeton në Belgjikë së bashku me dy prindërit e saj dhe vazhdon studimet në vitin e fundit në gjimnaz, përcjell albinfo.ch.
Klaudja Hajdari është një person jo pak i njohur në Belgjikë, pasi shqiptarja është angazhuar që herët në organizatat rinore dhe në aktivitetet sociale e kulturore. Madje në moshën 16-vjeçare Klaudja u zgjodh ambasadore e organizatës YOUCA (Youth for Change and Action), ku ka qenë përfaqësuese e të rinjve belgë në takimet ndërkombëtare.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
KQZ: Mërgata ka 12 ditë kohë për t’u regjistruar për zgjedhjet KQZ cakton afatin për regjistrimin e mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit... -
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me “mafian e biçikletave”, disa e-bike të vjedhura përfundojnë në Kosovë Hulumtimi i “NZZ am Sonntag Magazin” tregon se biçikletat elektrike të vjedhura në Zvicër transportohen në... -
Zvicër
Dy vlerësime të rëndësishme për poeten Irma Kurti në Zvicër -
Zvicër: Rritje e madhe e vjedhjes së identitetit online -
A po i vë në shënjestër administrata Trump “Migros” dhe “Coop”? -
Iniciativa për demokracinë drejt dështimit në Zvicër














