Lajme
Nisin përgatitjet për zbatimin e vizave
Ministri Hoxhaj tha se Konsullata në Stamboll do të jetë përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Qeverisë për aplikimin e vizave për 87 vende të botës
Për të parë nga afër përgatitjet për vendosjen e regjimit të vizave për hyrje në Kosovë, shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka vizituar të dielën Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll. Ai ka inkurajuar stafin e kësaj konsullate që të përgatiten sa më shpejt për të nis aplikimin e vizave për 87 vende të botës.
Ministri Hoxhaj po qëndron në Stamboll i ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu. Këtë vizitë zyrtare ai e ka shfrytëzuar edhe për të parë përgatitjet për regjim vizash për hyrje në Kosovë.
Konsullata e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, do të jetë përgjegjëse për zbatimin e vendimit të Qeverisë për aplikimin e regjimit të vizave hyrëse në Republikën e Kosovës, për shtetasit e shumicës prej 87 vendeve të ndryshme të botës, me të cilat do të zbatohet ky regjim.
“Duke pasur parasysh se shumica e vendeve për të cilat do të aplikohet regjimi i vizave ndodhen në Azi, Lindje të Mesme dhe Afrikë, është vendosur që Konsullata e Përgjithshme në Stamboll të jetë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë, për shtetasit e këtyre vendeve”, tha Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj duke shprehur mbështetjen e plotë të Ministrisë së Jashtme për këtë Konsullatë, ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën funksionalizimi i regjimit të vizave si në aspektin e brendshëm, por edhe në proceset integruese euro-atlantike të Kosovës.
Sipas një komunikate lëshuar nga MPJ, Hoxhaj ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Konsullatës në Stamboll, e cila përveç ofrimit të shërbimeve për qytetarët e Kosovës, do të ketë rol të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, tregti, arsim, shkencë, kulturë e fusha të tjera ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Vendosja e regjimit të vizave nga ana e Kosovës, sipas MPJ-së, ndikon në ruajtjen e sigurisë të brendshme të Republikës së Kosovës si dhe adreson shqetësimet në raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kalimin e jashtëligjshëm përmes Republikës së Kosovës në vendet e treta
Po ashtu aplikimi i vizave, siç u tha, ka ndikim të drejtpërdrejt edhe në angazhimet ndërkombëtare të Kosovës në proceset integruese në Bashkimin Evropian.
“Pas funksionalizimit të këtij regjimi, qytetarët e 87 vendeve të botës, duhet të pajisen me viza hyrëse për në Republikën e Kosovës, viza të cilat do të mund të merren të gjitha misionet konsullore të Kosovës nëpër botë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












