Lajme
Ndalohet shitja e shamponit “Kosil”
Zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçit tha se janë inspektuar të gjithë importuesit nga të cilët është kërkuar që ta heqin menjëherë këtë produkt nga pikat e shitjes
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka ndaluar shitjen e artikujve “Kosil” të prodhimit “Fobas” të Shkupit dhe “Andros” të prodhuar nga ”Andros Farm “ Ohër Maqedoni, nën dyshimin se këto produkte përmbajë elemente të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Sipas një kumtese për media lëshuar nga Lamir Thaçi, zyrtar për informim në AVUK-u, janë nxjerrë nga shitja vetëm këta dy prodhues. “Inspektorati Sanitar i AUVK-së menjëherë ka marr masat, sipas procedurave ligjore, për ndalimin e shitjes së përkohshme të këtyre produkteve të dyshimta”, tha ai.
Ky vendin e AVUK-së ka ardhur pas disa deklaratave se këto produkte, që janë kryesisht shampone për larjen e flokëve për fëmijë, përmbajnë elemente kancerogjene.
Sipas Thaçit, janë inspektuar të gjithë importuesit nga të cilët është kërkuar, që ta heqin këtë produkt nga pikat shitëse. Dhe siç tha ai, importuesit kanë shpreh bashkëpunim se brenda 24 orëve do ta largojnë produktin nga tregu i shitjes në Kosovës.
“Të këto biznese janë marrë mostrat e këtyre produkteve për analiza dhe për verifikimin e përmbajtës në aspektin bakteriologjik dhe fizik-kimik, të cilat dërgohen ne laborator të akredituar dhe pas nxjerrjes se rezultateve të analizave të këtij produkti, do të merret vendimi përfundimtar”, tha ai.
Hapi tjetër i AUVK-së, sipas tij, do të jetë ri-inspektimi i operatorëve të tregut për verifikimin e urdhëresës së dhenë për ndalim e shitjes së përkohshme të këtij produkti te dyshimit.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për të gjitha informata që merr për dyshime në produkte të caktuar menjëherë vepron duke hequr nga tregu për të pamundësuar çfarëdo rreziku eventual që mund të vijë nga cili do produkt. Vetëm atëherë kur verifikohet gjithçka dhe dëshmohet për sigurinë e produktit lejohet për shitje konsumatorëve në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Ndryshe, në Kosovës janë dhënë disa lajmë për ushqime të kontaminuar, duke filluar nga domatet, mandarinat, mistri, shamponi Koslil etj. Të gjitha këto dyshime kanë lindur pasi që në Kosovë nuk ka laborator të nivelit evropian që vërteton ose heq dyshimet e qytetarëve për produktet e caktuar.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori












