Kosova
Gjendja në Suharekë vazhdon të jetë e rënduar
Situata pas vërshimeve në Suharekë vazhdon të jetë emergjente. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’iu ndihmuar qytetarëve të cilët kanë pësuar nga këto vërshime.
“Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj tek të gjitha bizneset, organizatat humanitare, dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijes etj.
Këto mund t’i dorëzojnë tek Kryqi i Kuq në Suharekë”, ka shkruar Muharremaj në “Facebook”, transmetojnë mediat vendore.
Kujtojmë se kryeministri i vendit Ramush Haradinaj bëri të ditur se Qeveria e Kosovës do t’u dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve të Suharekës të cilët kanë pësuar dëme nga vërshimet, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre Ndihmë financiare për viktimat e zjarrit në Crans-Montana... -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa













