Bota
Sa përfitojnë prindërit për fëmijët në Gjermani?
Shteti gjerman paguan 194 euro në muaj për të lindurit e parë dhe të dytë, për fëmijët e tretë kjo shumë shkon në 200 euro dhe 225 euro për të katërtin
Numri i prindërve që jetojnë në Gjermani, e pretendojnë përfitime për fëmijët e tyre që jetojnë gjetkë, është rritur me 10 për qind këto 6 muajt e fundit, sipas të dhënave qeveritare.
Çështja është kthyer në temë debatesh të nxehta, sidomos në disa qytete të vendit me komunitete të mëdha emigrantësh.
Janë ngritur pretendime se, një nga arsyet që njerëzit vërshojnë atje është për të përfituar prej të mirave sociale të sistemit, shkruan “TCH”.
Shteti gjerman paguan 194 euro në muaj për të lindurit e parë dhe të dytë, për fëmijët e tretë kjo shumë shkon në 200 euro dhe 225 euro për të katërtin. Ajo është fikse, pavarësisht të ardhurave familjare, me kushtin e vetëm që prindërit të kenë vendbanim të përhershëm në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Në Turqi merren 45.21 euro për të lindurit e parë, 60.28 për të dytët, e për të tjerët 90.43 euro. Për të siguruar këtë lloj përfitimi, njëri prej prindërve duhet të ketë punuar të paktën 4 muaj.
Asistencën e fëmijëve mund ta sigurojnë edhe turqit që jetojnë në Gjermani e zotërojnë një “kartë blu” të lëshuar nga qeveria turke, por në këtë rast njëri prind duhet të ketë medoemos nënshtetësinë turke.
Britania e Madhe u jep të gjithë prindërve 23.16 euro në javë për të lindurit e parë, e kjo vazhdon derisa fëmija të mbushë 16 vjeç. Për çdo të lindur tjetër, shumës i shtohen 13.70 euro në javë.
Prindërit nga e ashtuquajtura “zonë ekonomike evropiane” kanë të drejtën t’i marrin këto pagesa edhe nëse fëmijët nuk jetojnë me ta, nëse përmbushin disa kritere të caktuara.
Njëri prej tyre duhet të ketë paguar një sigurim kombëtar dhe nëse kanë mbërritur në Angli pas 1 korrikut 2014, pa një punë fikse, duhet të punojnë për 3 muaj që të sigurojnë të tilla përfitime.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












