Kosova
Gastrologjia bëhet me aparaturë e cila mungoi për 3 vite
Klinika e Gastroenetroogjisë është pajisur me videogastroskop dhe videokolonoskop që ishte në mungesë tash e tri vjet e ndihmon për kontrollimin e zorrëve dhe lukthit.
Tash e tutje të gjithë qytetarët kanë pasur nevojë për trajtime të tilla, janë orientuar në sektorin privat, duke shpenzuar mijëra euro. Ministri Uran Ismajli, deklaroi se përkundër kërkesave të vazhdueshme nga punëtorët shëndetësorë të kësaj klinike, ata për një kohë të gjatë nuk ishin furnizuar.
“Për qytetarin kjo nënkupton që do të ketë shërbime në QKUK, e jo që të shpenzon para nëpër klinika të ndryshme kur dihet që këta njerëz janë këtu për ta. Pra këta janë të gatshëm tani me i dhanë të gjitha ato shërbime, pacientët nuk ka nevojë të shkojnë nëpër klinika private” theksoi Ismaili.
Ndërsa drejtor i Klinikës së Gastroenetrologjisë, Zaim Gashi, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, për mbështetjen e vazhdueshme për këtë klinikë.
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













