Kosova
Haradinaj: Kurti, hajn dhe mashtrues
Këto deklarata Haradinaj i dha pasi Kurti i doli në mbrojtje ish-prokurorit Elez Blakaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur hajn dhe mashtrues, liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Këto deklarata Haradinaj i dha pasi Kurti i doli në mbrojtje ish-prokurorit Elez Blakaj, që u dorëhoq duke thënë se ishte frikësuar dhe kërcënuar gjatë hetimeve për veteranët e rrejshëm.
Haradinaj Blakajn e kishte quajtur hajn të pulave dhe pishpirik, ndërsa Kurti kishte thënë se “Kosovën në mjerim nuk e kanë çuar hajnat e pulave, por hajnat si Haradinaj, Thaçi e Veseli”.
Në një intervistë për “RTV21”, Haradinaj ka thënë se “Kurti nuk e ka humbur asnjë rast për ta ofenduar rendin dhe ligjin, ai nuk ka respektuar gjykatë e lemë prokurorë dhe tash po e mbron një prokuror, i cili i ka dhënë një goditje sistemit të cilin Albini po e mbron e të cilin e ka refuzuar”, ka thënë Haradinaj, përcjell albinfo.ch.
Ai ka vazhduar me akuza të tjera. “Sa a është hajn Albini, ai është hajn, ai është një mashtrues, ai është një ordiner, ai i ka mashtruar njerëzit e vet deri sa e kanë marrë vesh dhe sot s’janë me të. Nuk mundet një njeri si ai dhe disa njerëz që po dalin në rrugë me ndal Kosovën, mund të kenë edhe agjenda tjera”, tha Haradinaj.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













