Futboll
Klopp lavdëron Shaqirin: Mirë dhe lirë
Trajneri gjerman ka thënë se Shaqiri është lojtar cilësor dhe ka kushtuar lirë
Xherdan Shaqiri duket se i ka bërë të gjithë për vete. Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, disa herë nuk i ka kursyer lëvdatat për yllin shqiptar.
Klopp ka folur për ndryshimet mes Anglisë dhe Gjermanisë sa u përket transferimeve.
Gjermani theksoi se skuadrat gjermane nuk shpenzojnë shumë edhe nëse kanë para, derisa e kundërta ndodh në Angli, ku nëse një lojtar kushton pak, ka dyshime në cilësitë e tij, përcjell albinfo.ch.
“Për shembull, kishte shumë pyetje për interesimin tonë në Xherdan Shaqirin. Ne kemi paguar 13 milionë funte për atë pasi ai u zhvendos nga Stoke. Por ai është një lojtar fantastik dhe tani të gjithë në klub e duan atë”, deklaroi Klopp.
Xherdan Shaqiri në ndeshjen e parë të Premierligës ndaj West Hamit ishte në bankën rezervë, derisa në atë të dytë kundër Crystal Palace nuk u inkuadrua fare.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












