Kosova
Hoxha kërkon nga Fajon vendimmarrje më të shpejtë për vizat
Ministrja Dhurata Hoxha po qëndron në Bruksel, sot kur po mbahet takimi i Komisioni LIBE ku do të diskutohet dhe nesër do të votohet për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Hoxha takoi eurodeputeten nga Sllovenia, Tanja Fajon, Anëtare e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, përcjell albinfo.ch.
Në takim, ministrja Hoxha ka vënë në dukje plotësimin e të gjitha kushteve për liberalizim nga udhërrëfyesi si dhe pritjet për vendimet pozitive për liberalizimin e vizave, sidomos pritjet që komisioni LIBE të votojë nesër pro liberalizimit.
“Fajon, ishte me vite një përcjellëse besnike e të arriturave dhe interesave të Kosovës, edhe tash, mirëpresim kontributin e saj si Raportuese në Parlamentin Evropian, duke rikonfirmuar të arriturat tona për liberalizimin e vizave, procesin integrues dhe lobimin për njohjen e shtetit dhe shtetësisë tonë në organizatat ndërkombëtare”, theksoi Ministrja Hoxha.
Ndërsa Fajon citohet të ketë thënë se është e lumtur që po rikonfirmohen të arriturat e Kosovës, se qytetarët e Kosovës do ta gëzojnë lëvizjen e lirë ashtu si krejt qytetarët tjerë të Evropës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare Perspektiva për tregun zviceran të punës po përmirësohet, sipas treguesit të punësimit nga Instituti Ekonomik Zviceran... -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike















