Turizëm
“Ansa”: Vizitoni Shqipërinë në muajin shtator
Ndër të tjera, agjencia shtetërore e lajmeve në Itali sqaron se, në Shqipëri ke mundësi të zgjedhësh, duke filluar që nga plazhi, nga Velipoja në Ksamil ka tipologji të ndryshme
Agjencia shtetërore e lajmeve në Itali, “Ansa”, i këshillon italianëve që të vizitojnë Shqipërinë, duke e klasifikuar Shqipërinë si një ndër pesë destinacionet më të mira globale për t`u vizituar edhe gjatë shtatorit.
“Nga disa, Shqipëria konsiderohet si Kroacia e re, dhe ky është një krahasim jo i ekzagjeruar, pasi Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe fantastike dhe një natyre luksi”, kështu e nis Ansa përshkrimin e Shqipërisë.
“Shtatori është periudha ideale për ta vizituar, pasi mund të vizitohen 460 kilometra vijë bregdetare pa mbipopullimin e verës dhe me një klimë të freskët mesdhetare”, vijon më tej shkrimi, transmeton “ATSH”.
Ndër të tjera, agjencia shtetërore e lajmeve në Itali sqaron se, në Shqipëri ke mundësi të zgjedhësh, duke filluar që nga plazhi, nga Velipoja në Ksamil ka tipologji të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Vendet e tjera të këshilluara janë Buenos Aires, Korfuzi, Zanzibari dhe Marakeshi në Marok.
Gjatë viteve të fundit, e sidomos gjatë këtij viti, turistët italianë në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, dhe shifrat e vërtetojnë më së miri këtë tendencë të re.
Një ndikim të madh në këtë preferencë të re të italianëve kanë dhënë padiskutim edhe mediat, që kanë promovuar masivisht turizmin shqiptar.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













