Ekonomi
500 milionë dollarë investime në Uber për vetura pa shoferë
Marrëveshja ndërkohë pritet t’i vijë në ndihmë edhe Uber, pasi pak kohë më parë një makinë e saj pa shofer vrau një këmbësor në Arizona
Toyota do të investojë plot 500 milionë dollarë te Uber në mënyrë që të dy kompanitë të punojnë së bashku për zhvillimin e makinave pa shoferë, deklaroi vetë prodhuesi japonez.
Kjo është një përpjekje për të kapur disi rivalët, që janë shumë më para në garën me teknologjinë. Teknologjia në sektorin e automjeteve është kthyer në gurin kryesor të betejës mes kompanive dhe tashmë prodhuesit më të mëdhenj janë fokusuar maksimalisht te zhvillimi i makinave pa shofer ose atyre elektrike, shkruan “SCAN”.
Madje, disa kompani, si Volvo, janë angazhuar që të zhvendosen tërësisht drejt makinave elektrike, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja mes një prej prodhuesve më të mëdhenj të makinave në botë, Toyota-s, dhe Uber, është një thellim i një bashkëpunimi të vjetër mes tyre. Marrëveshja ndërkohë pritet t’i vijë në ndihmë edhe Uber, pasi pak kohë më parë një makinë e saj pa shofer vrau një këmbësor në Arizona.
Kjo e detyroi kompaninë që të pezullojë përkohësisht testimet e këtyre automjeteve. Investimi i Toyotas prej 500 milionë dollarësh, do të thotë se japonezët e vlerësojnë Uber në 72 miliardë dollarë.
Investimi në teknologjinë e makinave pa shofer i ka shkaktuar Uber plot 891 milionë dollarë humbje vetëm në tremujorin e dytë të vitit. Uber ka një marrëveshje edhe me Volvo si dhe Daimler.
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit Komuniteti shqiptar në Gjenevë bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në kurset e gjuhës shqipe për... -
Të pasurit e Dubait po i drejtohen Zvicrës -
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës











