Kosova
Task Forca për sigurinë e trafikut rrugor
Task Forca do të bashkëpunojë me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, të premten ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.
Sipas kësaj Ministrie, ky njësit ka disa qëllime që i gjeni më poshtë:
- Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike
- Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme
- Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor
- Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve
Njësiti do të udhëhiqet nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës Idriz Selimaj dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.
Kjo Ministri ka bërë të ditur se për qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunojë me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera, përcjell albinfo.ch.
Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












