Kosova
Ministrat e jashtëm europian prononcohen për ndarjen e Kosovës, shumica kritikë
Gjithashtu ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha se “kjo mund të shkaktojë efekte negative në shtetet tjera të rajonit. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm.”
Siç shkruan “Der Standard” në numrin e sotëm, asnjë marrëveshje paqësore nga 1991 në Ballkanin Perëndimor nuk ka paraparë ndryshimin e kufijve administrativë të Jugosllavisë. Por deklaratat e fundit të dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic sikur paralajmërojnë se një pjesë e Komunitetit Ndërkombëtar mund të jap dritë jeshile për të mundësuar finalizimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
Gjatë takimit të sotëm të ministrave të jashtëm të BE në Vjenë, ata kanë biseduar kryesisht për Kosovën dhe Serbinë, si dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.
Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas dhe kolegu i tij spanjoll, Josep Borrell thanë se “korrigjimi i kufijve” mund të sjellte një “precedent të rrezikshëm”. Austria në anën tjetër ka “dyshime të mëdha” për korrigjimin e kufijve.
Ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, i cili mbështet hapur ndryshimin e kufijve, tha në Vjenë se “nuk është i sigurt nëse pala kosovare kërkon një marrëveshje”. Në anën tjetër, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se është “qesharake të flasësh sot për kufijtë” dhe se dy shtetet respektive duhet të bisedojnë për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike.
Gjithashtu ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, tha se “kjo mund të shkaktojë efekte negative në shtetet tjera të rajonit. Kjo është arsyeja pse duhet të jemi të kujdesshëm.”
Ministri i jashtëm belg, Didier Reynders ishte më pak kritik, kur tha se është detyrë e Prishtinës dhe Beogradit për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe nëse ata pajtohen, nuk kemi pse ne ti kundërshtojmë.
“Nuk është detyrë e BE për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne mbi të gjitha tentojmë ti mbështesim ata në dialog.”
Ministri i jashtëm rumun, Teodor-Viorel Melescanu argumentoi se marrëveshja mes dy shteteve do ndihmonte mjaft “shtetet tjera të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, të arrijnë një vendim final.”
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë do takohen në Bruksel në 7 shtator.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga















