Kosova
Thaçi: Është koha për marrëveshjen e madhe historike
"Duhet ta bëjmë marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në muajt e ardhshëm", citohet të ketë thënë presidenti
Presidenti Hashim Thaçi ka takuar larg medieve ambasadorët e akredituar në Kosovë me të cilët ka folur për rëndësinë e dialogut. Presidenti Thaçi u ka thënë atyre se është koha për marrëveshjen e madhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyra e presidentit ka publikuar vetëm fjalimin e Thaçit duke mos publikuar as fotot nga ky takim. “Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin. Nuk kemi kohë për të humbur, as ne, as Serbia. Duhet ta bëjmë marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë presidenti.
Ai ka thënë se Kosova është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar.
Presidenti u ka thënë ambasadorëve se me këtë marrëveshje synohet anëtarësimi në OKB, e NATO dhe se “njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











