Shqipëria
Për 1 muaj në Shqipëri, 1.5 milionë turistë
Në Shqipëri kanë hyrë rreth 1 milion e 450 mijë shtetas, ose 26.9 % më shumë krahasuar me muajin gusht të një viti më parë
Ashtu si në muajin korrik edhe gjatë gushtit, është rritur ndjeshëm numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin e Shqipërisë gjatë sezonit turistik.
Sipas statistikave gjatë muajit që lamë pas, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1 milion e 450 mijë shtetas, ose 26.9 % më shumë krahasuar me muajin gusht të një viti më parë, raporton “TCH”.
Ndërkohë në korrik në territorin shqiptar hynë rreth 1.5 milionë që po ashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës rezultoi me një rritje për 12.3 %, përcjell albinfo.ch.
Në korrik Shqipërinë e vizituan 1 milion të huaj, ku këtë vit vihet re një rritje e shtetasve polakë që vijnë në vendin tonë, me një shifër prej 33 % më shumë krahasuar me 2017-ën.
Sipas statistikave të policisë, gjatë këtij sezoni turistik janë konstatuar në total 25% më shumë hyrje se në vitin 2017 të njerëzve, dhe rreth 15 % më shumë të mjeteve.
Po ashtu ketë vit u shtuan edhe disa linja të reja fluturimi me charter për në Shqipëri. Bëhet fjalë për chartera me turistë të ardhur nga Danimarka, Suedia, Hungaria dhe Polonia.
Ndërkohë numri i mjeteve që hynë në territorin shqiptar dhe qarkulluan gjatë sezonit turistik është rreth 300 mijë. Fluksi ka qenë edhe në pikat tokësore të kalimit të kufirit, por edhe në porte, ku nga ngarkesën më te madhe e ka mbajtur Porti i Durrësit. Nisur nga ky fluks, autoritetet po mendojnë që sezonin e ardhshëm të ketë pika të përbashkëta të kalimit të kufirit jo vetëm me Kosovën, por edhe Greqinë, me qëllim që të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e njerëzve që vijon me një trend rritje.
E-Diaspora
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova” Platforma albinfo.ch është partnere mediale e festivalit dhe ajo do të ju mbajë të informuar mbi...
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
“Deputetët nga këto shtete janë kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE”
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linja ajrore SWISS rifillon fluturimet e saj drejt Iranit Pas pezullimit të operacioneve të saj në Bejrut dhe anashkalimit të hapësirës ajrore iraniane që nga...
-
Udhëtimi me tren nga Zvicra në këto qytete italiane do të ndërpritet për tre muaj
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant