Kosova
Vdes edhe vajza 7-vjeçare nga aksidenti në Klinë
Ndërkaq, PK thotë se sot, më 4 shtator, rreth orës 08:52, “jemi informuar se e aksidentuara A. Bajraktari (2011) ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”
Me datën 3 shtator 2018 rreth orës 17:45 në vendin Dush të Klinës, përkatësisht në vendkalimin hekurudhor, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, me pasojë vdekjen e tre personave dhe lëndimin e tre të tjerëve.
“Në ketë aksident ishin të përfshirë vetura ‘Mercedes’ me ngjyrë kafe dhe me targa të regjistrimit vendit, i drejtuar nga i dyshimti shtetas i Kosovës N.B. (1968), si dhe trenit të udhëtarëve me nr 761 i drejtuar nga viktima. Deri të aksidenti ka ardhur përderisa automjeti ishte duke qarkulluar nga fshati Gjurgjevik në drejtim të fshatit Dush dhe me të arritur në fshatin Dush, te vendkalimi hekurudhor, i njëjti, duke mos i respektuar shenjat e trafikut dhe duke mos shikuar sa duhet, hyn në vendkalim hekurudhor ku me ketë rast treni ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Prishtinës në drejtim të Pejës dhe i njëjti me pjesën e parë ballore të anës së djathtë e godet automjetin në pjesën e pasme anësore të djathtë të cilin e hedh jashtë rruge në të djathtë”, thotë Policia e Pejës, përcjell albinfo.ch.
“Si pasojë e kësaj goditje, pos dëmeve të mëdha materiale, pësojnë lëndime drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët e tij. Në Spitalin rajonal të Pejës pa shenja jete arrin shtetasja e Kosovës A. Bajraktari (1979), ndërsa shtetasi H. Bajraktari(1939) ndalohet në repartin kirurgjik në Pejë, kurse të lënduarit tjerë dërgohen në QKUK në Prishtinë. Pasagjerja Sh. Muharremi 54 vjeçe ka ndërruar jetë në QKUK Prishtinë, ndërsa drejtuesi i veturës N. Bajraktari dhe pasagjerja 7 vjeçe A. Bajraktari dhe pasagjeri 5 vjeç, A. Bajraktari, dërgohen për shërim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë”, deklaron PK e Pejës.
Ndërkaq, PK thotë se sot, më 4 shtator, rreth orës 08:52, “jemi informuar se e aksidentuara A. Bajraktari (2011) ka ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë”.
Lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka marrë pjesë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij tre (3) trupat e viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Britani
Lirim Koraqi zhvillon vizitë shkencore në Universitetin e Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar Sukses akademik ndërkombëtar për Lirim Koraqin në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA... -
Amerikë
Edona Thaçi, shqiptarja e parë komentatore në WNBA -
Amerikë
Mjeku shqiptar pranohet anëtar i American Gastroenterological Association (AGA) -
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e thirrjeve për ndihmë në lidhje me pedofilinë në Zvicër Linjat telefonike të ndihmës për njerëzit me tendencë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve po regjistrojnë një... -
80% e punonjësve zviceranë nuk punojnë nga shtëpia -
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025













