Kosova
Nisin hetimet për aksidentin që la tre të vdekur në Dush të Klinës
Përgjegjësinë për rastin, zyrtarë nga TrainKosi ia bartin komunës së Klinës, e cila, sipas tyre, nuk ka vendosur sinjalizim të mjaftueshëm
Ka përfunduar me tragjedi përplasja e një veture me trenin në fshatin Dush të Klinës, duke lënë të vdekur 3 persona.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim për hapjen e hetimeve për aksidentin . Në këtë aksident kanë humbur jetën tre persona, njëri prej tyre fëmijë i moshës 7 vjeçare. 3 personat e tjerë të aksidentuar po trajtohen në QKUK.
Familjarët e viktimave janë thellë të pikëlluar, derisa thonë se për një barrierë rruge i humbën tri anëtaret e tyre. Përgjegjësinë për rastin, zyrtarë nga TrainKosi ia bartin komunës së Klinës, e cila, sipas tyre, nuk ka vendosur sinjalizim të mjaftueshëm. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike dhe Hekurudhore thotë se do të bëjë hetim të pavarur dhe do të dalë me një raport përfundimtar të cilin sipas ligjit do t’ia përcjell Qeverisë dhe Kuvendit. E banorët e fshatit Dush të Klinës thonë se ky nuk është rasti i vetëm me fatalitet dhe se çdo ditë iu rrezikohet jeta si pasojë e rrugës së papërshtatshme.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave Kantoni më i shtrenjtë në Zvicër po kërkon më shumë transparencë në tregun e banesave... -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht?














