Kosova
Vrasja në Bretkoc, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve
IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të cilët janë marrë me vrasjen në Bretkoc.
Inspektorati Policor i Kosovës më datë 08.08.2018, sipas detyrës zyrtare ka filluar hetimin preliminar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë lidhur me dyshimet për neglizhencë dhe moskryerje të detyrave nga zyrtarët policorë në lidhje me rastin “Vrasje e rëndë” e cili ka ndodhur në fshatin Brekoc – Gjakovë.
“Hetuesit e IPK-së në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime të ndryshme hetimore në konsultim me prokurorin kompetent për të vlerësuar reagimet policore dhe rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e IPK-së, përcjell Albinfo.ch.
Pas mbledhjes së informacioneve nga IPK-ja dhe në konsultim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.
“Në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës deri në përfundim të këtij hetimi penal”, thuhet tutje në njoftim.
IPK-ja në konsultim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë do ti vazhdojë hetimet dhe analizimin e çdo veprimi apo mos veprimi të zyrtarëve policorë nga DRP-Gjakovë deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani Erza dhe Aulona Zubaku, me prejardhje nga Topanica e Kamenicës dhe banim në Zvicër, prehen sot... -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës Kundërshtari i ardhshëm i ekipit kombëtar zviceran në Kupën e Botës është praktikisht i vendosur.... -
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C














