Bota
Krizë për punëtorë, rriten pagat
Rritja më e shpejtë e pagave do të lehtësojë konsumatorët britanikë, që kanë pasur rënie të fuqisë blerëse nga rritja e inflacionit
Pagat e britanikëve janë rritur sipër projeksioneve në tremujorin e dytë, në nivelin më të lartë në 3 vjet, ndërkohë që bizneset kanë hasur vështirësi për të punësuar staf.
Banka e Anglisë ka parashikuar prej kohësh që ngushtimi i tregut të punës do të sjellë rritjen më të shpejtë të pagave, shkruan ‘Scan’.
Të ardhurat përjashtuar bonuset u rritën me 2.9% me bazë vjetore gjatë periudhës, që është rritja më e shpejtë që prej vitit 2015. Funti u fuqizua pas publikimit dhe çmimet e borxhit qeveritar ranë, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, analistët nuk presin që Banka Qendrore të përshpejtojë tkurrjen monetare në takimin e kësaj jave. Takimi vjen 1 muaj pas ndërhyrjes, ku rriti normën bazë të interesit për të dytën herë që prej krizës financiare globale.
Rritja më e shpejtë e pagave do të lehtësojë konsumatorët britanikë, që kanë pasur rënie fuqisë blerëse nga rritja e inflacionit.
Zyra e Statistikave deklaroi se paga është rritur sipër inflacionit për disa muaj. Banka e Anglisë e mbikëqyr treguesin për pagat për të parë shenja të presioneve në çmime.
Të dhënat treguan gjithashtu vështirësitë që përballen bizneset në punësim, që është vënë në dukje gjithashtu nga sondazhet drejt firmave të sektorit privat. Ekonomia shtoi 3,000 vende pune në periudhën maj-korrik, duke e çuar totali e personave në punë në 32.397 milionë.
Norma e papunësisë mbeti e pandryshuar në 4%, që është niveli më i ulët që prej vitit 1975.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












