Bota
Uragani “Florence” shënon viktimat e para
Mbi 1,7 milionë banorë në SHBA u urdhëruan të braktisin shtëpitë në 2 Karolinat dhe në Virxhinia për shkak të kërcënimit që vinte nga uragani “Florence”, e cilësuar si stuhia më e fuqishme që ka goditur vendet e Amerikës në dekadat e fundit.
Por ka patur edhe nga ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë pas duke mos e marrë seriozisht kërcënimin, apo edhe nga frika e vjedhjeve.
Fatkeqësisht mes tyre ka qenë edhe një familje, mbi banesën e të cilëve ka rënë një pemë që është rrëzuar për shkak erës së fortë. Brenda saj ndodhej një nënë bashkë me foshnjën e saj 8-muajshe, e ish-bashkëshorti i saj, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Fatkeqësisht, edhe pas ndihmës së zjarrfikësve, gruaja dhe i vogli i saj nuk shpëtuan dot, duke e çuar në total 4 numrin e personave që “Florence” u ka marrë jetën në ditën e parë të “sulmit” mbi tokë.
Ndërkoh që më herët u raportua se të paktën 150 persona janë bllokuar në qytetin New Bern të Karolinës së Veriut, për shkak të rritjes së nivelit të ujërave në një kohë kur epiqendra e uraganit “Florence” ka prekur tashmë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Ekipe shpëtimi ka ende në zonat e parashikuara të trajektores së tij.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor Çfarë po ndodh me supermarketin me zbritje Aldi në Zvicër? Adhuruesit e rrjetit janë të shqetësuar... -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana












