Tematike
Lufta kundër terrorizmit: Këshilli Federal propozon përshtatjet e synuara të Ligjit penal
Qëllimi i masave të ndryshme të propozuara nga Këshilli Federal është të luftojë me vendosmëri edhe më të madhe kundër kërcënimit terrorist, në përputhje me rregullat e sundimit të ligjit dhe parimet e lirisë së Zvicrës
Këshilli Federal dëshiron të përforcojë mundësitë për të ndjekur penalisht aktet terroriste. Për këtë qëllim, ai propozon përshtatje në shënjestër të Ligjit penal. Gjithashtu synon të përmirësojë bashkëpunimin ndërkombëtar. Gjatë mbledhje së tij më 14 shtator 2018, Këshilli Federal mori në konsideratë rezultatet e konsultimit mbi draftin e tij paraprak dhe miratoi mesazhin që shoqëronte projektligjin. Ky është një nga tre projektet për të përforcuar luftën kundër terrorizmit, përcjell albinfo.ch.
Këshilli Federal synon të përmirësojë parandalimin dhe ndjekjen penale të akteve terroriste duke bërë përshtatje të synuara me ligjin zviceran, duke përfshirë të drejtën penale. Ai gjithashtu propozon një dispozitë të re penale që do të ndëshkojë rekrutimin, trajnimin dhe udhëtimin për një akt terrorist, si dhe aktivitetet e lidhura financiare.
Projektligji gjithashtu planifikon të transformojë ligjin federal që ndalon grupet dhe organizatat e lidhura me “Al-Kaidën” dhe “Shtetin Islamik” në një bazë të përhershme ligjore dhe të qartësojë dispozitat përkatëse. Ai gjithashtu lejon zbatimin e Konventës së Këshillit të Europës për parandalimin e terrorizmit dhe protokollin shtesë të tij.
Gjithashtu janë planifikuar ndryshime në kodin penal kundër organizatave kriminale (neni 260 PC). I krijuar në vitet 1990, kryesisht për të luftuar organizatat mafioze, ky standard duhet të adaptohet në mënyrë eksplicite ndaj ndjekjes penale të organizatave terroriste. Për të lehtësuar punën e autoriteteve të ndjekjes penale, riformulohen kriteret për një organizatë kriminale ose terroriste. Dënimi maksimal i shqiptuar rritet nga 5 në 20 vite. Këto përshtatje gjithashtu i mundësojnë Këshillit Federal të zbatojë mocionin 15.3008 të Komisionit për çështje ligjore të Këshillit të shteteve.
Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkombëtar
Këshilli Federal dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit. Shkëmbimi dhe analiza e informatave mbi financimin e terrorizmit do të përmirësohet në mënyrë që Zyra e raportimit të pastrimit të parave (MROS) të mund të përballojë raportet e dyshimta nga jashtë edhe në mungesë të komunikimit në nivel kombëtar.
Përveç kësaj, asistenca ligjore e ndërsjellë duhet të thjeshtësohet dhe të përshpejtohet në raste specifike. Këshilli Federal ka marrë parasysh shqetësimet e shprehura gjatë konsultimeve në lidhje me kufizimin e transmetimit të hershëm të informacionit në situata të jashtëzakonshme, pikërisht për të parandaluar rrezikun apo për të lehtësuar hetimet që përndryshe do të jenë të komplikuara jashtë mase.
Këshilli Federal nuk bëri ndryshime thelbësore në versionin që kishte vënë në konsultim. Një shumicë e madhe e pjesëmarrësve në fakt u deklaruan në favor të propozimeve të tyre.
Terrorizmi: Dy projekte të tjera
Projekti i miratuar sot është vetëm një nga tre projektet në zhvillim e sipër për të forcuar arsenalin e luftës kundër terrorizmit, transmeton Albinfo.ch. Kantonet, qytetet, bashkitë dhe Konfederata, në fund të vitit 2017 tashmë, njëzëri miratuan “Planin kombëtar të veprimit kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. Zbatimi i tij tashmë ka filluar. Këshilli Federal mbështet projekte konkrete nëpërmjet një programi stimulues në një vlerë prej pesë milionë frangash.
Projekti i tretë synon të sigurojë policinë me mjete shtesë për të ndërhyrë jashtë procedurave penale kundër personave potencialisht të rrezikshëm. Detyrimi për të raportuar rregullisht në një stacion policor, ndalimi i largimit nga territori dhe caktimi në një vend të përcaktuar, janë disa nga mundësitë. Rezultatet e konsultimit po vlerësohen.
Qëllimi i masave të ndryshme të propozuara nga Këshilli Federal është të luftojë me vendosmëri edhe më të madhe kundër kërcënimit terrorist, në përputhje me rregullat e sundimit të ligjit dhe parimet e lirisë së Zvicrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut, më i pastërti në Evropë Dhjetë aeroportet më të pastra në botë...
-
Operacioni Pandora: Qendrat e thirrjeve mashtruan edhe në Zvicër
-
Testet e para në Appenzell për të prezantuar patentë shoferin digjital
-
Nuk ka pagesa me kartë për shuma të vogla, a është kjo e ligjshme?
-
Sulmuesi i talentuar shqiptar vazhdon kontratën me FC Zurich