Kosova
Përurohet emergjenca e re, krerët premtojnë rritje pagash
Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është renovuar dhe është përuruar gjatë ditës së sotme.
Për të bërë përurimin e hapjes së klinikës së re, të pranishëm ishin Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili bashkë me drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë përurimit premtoi rritjen e pagave për sektorin e shëndetësisë.
“Kemi një mesazh shumë të qartë: shëndetësia është shumë e shtrenjtë. Kemi vendosur që qytetarët tanë të trajtohen denjësisht dhe të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit. Kemi marrë vendim së bashku me kryeministrin dhe ministrin që që t’i ngrisim pagat e gjithë personelit shëndetësorë shumë shpejt. Jemi të përkushtuar që prej mesit të vitit të ardhshëm asnjë pacient të mos ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private”, tha Veseli.
Kryeministri Haradinaj tha se renovimi i emergjencës është një e arritur e shëndetësisë së Kosovës.
“Ne kemi mjekët dhe personelin mjekësor më të mirin në botë. Ju kanë munguar kushtet, pagat, se nuk besoj që i ka dikush më të mirë se ne. Shëndetësia ka qenë e lënë pas dore gjatë dhe është hera e parë që ka ndryshuar diçka”, tha Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu u pyet nga gazetarët edhe për sigurimet shëndetësore, kryeministri Haradinaj tha se nuk është proces i lehtë.
“Prapë duhet t’i marrim në përgjegjësi ata që nuk kualifikohen, pra rastet sociale, mirëpo çka është lajm i mirë, është se lista esenciale po sigurohet gradualisht dhe po vjen dita kur pacienti nuk do të blejë më vetë barërat”, tha kryeministri Haradinaj.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













