Lajme
Varfërinë e zbutë diaspora
Bazuar në statistikat e ASK-së, 36 mijë e 129 familje kosovare marrin asistencë sociale nga shteti. Diaspora konsiderohet stabilizator i gjendjes sociale në Kosovë
Gati gjysma e kosovarëve përballen me skamjen, përderisa shumë prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë. E vetmja shpresë për këto vitet e fundit ka qenë diaspora kosovare e cila është konsideruar si stabilizator i gjendjes ekonomike dhe sociale të vendit
Sipas një publikimi të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Bankën Botërore, në vitin 2010 në Kosovë rreth 29.2 për qind e popullsisë ka jetuar në varfëri të plotë me vetëm 1.55 euro në ditëm, ndërsa 8.2 për qind jetojnë në varfëri të skajshme me 1.02 euro në ditë.
“Varfëria në zonat rurale dhe urbane janë pothuajse të barabarta, varfëria e plotë në zonat rurale është 30.7 % ndërsa në zonat urbane 26.7 % , ndërsa varfëria ekstreme në zonat urbane është 7.8 % ndërsa në zonat rurale është 8.5 %”, thuhet ndër të tjera në publikimin e ASK-së.
Bazuar në statistikat e ASK-së, të cilat i publikon “Zëri”, 36 mijë e 129 familje kosovare me 157 mijë e 329 anëtarë marrin asistencë sociale nga shteti.
Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk kanë mundur të përgjigjen rreth shkallës së përgjithshme të varfërisë në Kosovë, sa familje marrin asistencë sociale dhe politikat institucionale për zbutjen e varfërisë, pavarësisht premtimeve se do ta bëjnë një gjë të tillë.
Haxhi Airifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës(BSPK), ka thënë se nga fillimi i procesit të privatizimit e deri më tani rreth 70 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës, të cilët kanë mbetur raste sociale.
“Të gjithë këta përballen me një gjendje të vështirë sociale dhe familjet e tyre jetojnë në varfëri”, shprehet Arifi. Sipas tij, edhe ata që janë duke punuar nuk marrin paga dinjitoze në Kosovë.
Ndërsa Lumir Abdixhiku, drejtor i Institutit “Riinvest”, thotë se Kosovën gjatë viteve të fundit e ka mbajtur gjallë kryesisht diaspora.
“Po të mos kishim ndihmën financiare nga diaspora jonë që dërgon çdo vit 500 milionë euro për konsum familjar, apo mesatarisht rreth 300 euro për kokë banori, krizat sociale do të ishin edhe më të shpeshta”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud














