Shkurt.ch
Dënohet polici zviceran që zhvilloi biznes me autotarga
Një oficer i policisë së qytetit Winterthur, në kohën e tij të lirë ka bërë biznes me autotargat e veturave. Ai përdori të dhëna nga vendi i tij i punës.
Pllakat e regjistrimit të veturave me numra të ulët ose kombinime me numra të veçantë janë shumë të adhuruara. Një polic i qytetit të Winterthurit gjithashtu ka menduar këtë mënyrë dhe ka zhvilluar një model biznesi. 30-vjeçari ka kontaktuar mbajtësit e numrave të veçantë nga kantoni i Thurgaut, brenda një periudhe prej rreth 15 muajsh. Ai ua blinte atyre këto autotarga dhe më pas i shiste me fitim.
Që nga vjeshta e vitit 2016, ai thuhet se ka gjetur nëntë klientë, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch. Ndër klientët e tij nuk janë vetëm klientët privatë, gjithashtu edhe një kompani është përfshirë. Por puna e tij me kohë të pjesërishme u zbulua dhe punëdhënësi i tij paraqiti një ankesë penale.
Në kantonin e Thurgaut nuk është e ndaluar të shiten autotarga. Mirëpo, polici 30-vjeçar nuk ka guxuar të merrte të dhënat e pronarëve të automjeteve nga vendi i tij i punës. Për shkak se qasja në sistemet e informacionit të policisë, është menduar vetëm për qëllime zyrtare.
Veprimet e tij tani kanë pasoja. Prokuroria e ka dënuar atë me urdhër ndëshkim për një gjobë me kusht prej 20 mëditjeve me nga 120 franga dhe një gjobe prej 600 frangash për shpërdorim detyre, të shqiptuar për një periudhë provuese prej dy vitesh. Ai po ashtu është regjistruar në dosjen penale.
Kundër tij është hapur edhe procedurë disiplinore. “Por, ajo ende nuk është përfunduar”, thotë Michael Wirz, zëdhënësi i policisë së qytetit Winterthur. 30-vjeçari vazhdon të punojë si polic i qytetit.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











