Futboll
Ngriten Shqipëria dhe Kosova, Zvicra në vendin e tetë
Shqipëria kishte një fitore dhe një humbje në muajin shtator, por është ngritur një vend në renditjen e FIFA-s
Është publikuar renditja më e re nga FIFA për muajin shtator, ku ka pasur disa ndryshime.
Zvicra ndodhet në vendin e tetë në renditjen e FIFA-s, duke ruajtur vendin e tetë, edhe pse mundi 6:0 Islandën në Ligën e Kombeve, derisa pësoi nga Anglia në miqësore 1:0.
Shqipëria kishte një fitore dhe një humbje në muajin shtator, por është ngritur një vend në renditjen e FIFA-s, shkruan albinfo.ch.
Djelmoshat kuqezi mundën Izraelin 1:0, kurse pësuan nga Skcoia 2:0. Kuqezinjtë aktualisht janë të 57-ët në botë me 1383 pikë. Shqipëria lë pas përfaqësuese të tilla si Ekuadori, Finlanda, Bolivia e Sllovenia, ndërsa para kombëtares shqiptare pozicionohen Japonia, Koreja e Jugut dhe Burkina Faso.
E 138-ta në botë Kosova që pas barazimit ndaj Azerbajxhanit dhe fitores ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve ka ngjitur tre pozicione.
Vendi i parë çuditërisht ndahet nga Belgjika dhe Franca në kuotë të barabartë pikësh për këtë muaj ndërsa ndiqen nga Brazili, Kroacia, Uruguai dhe Anglia.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve