Kosova
Prodhuesit kosovarë informohen për procedurat e eksportimit pa doganë në SHBA
Vlera e eksporteve të mallrave kosovare vazhdon të mbetet e vogël, pavarësisht se Kosova është përfituese e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të Shteteve të Bashkuara, i cili mundëson trajtim pa doganë për më shumë se 3,500 produkte të ndryshme.
Kështu u tha gjatë një punëtorie të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në SHBA dhe Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së lidhur me përfitimet të cilat dalin nga statusi preferencial tregtar që Kosova gëzon me SHBA-në në kuadër të sistemit GSP. Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, ka thënë se sistemi preferencial tregtar GSP ofron trajtim pa doganë për një numër të madh produktesh për vendet në zhvillim, përfshirë Kosovën.
Zeka shtoi se eksportet e kufizuara në SHBA sugjerojnë mungesë të informatave lidhur me mundësitë që dalin nga ky status. Ndërsa zyrtari ekonomik dhe komercial i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Abel Lomax, tha se Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar progres në fusha të ndryshme, përfshirë këtu rritjen e eksporteve në SHBA.
E-Diaspora
-
Suhr (AG): Gruaja nga Maqedonia plagos me thikë foshnjën dhe anëtarët e familjes Një helikopter shpëtimi e transportoi fëmijën me helikopter në spital ndërsa utoambulancat transportuan të rriturit... -
Marigona Qerkezi rikthehet në “Anna Bolena” në Tirol -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Gjermani
Hapet shkolla shqipe në Bischofsheim pranë Wiesbaden-it
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Djathari akuzohet për vjedhje tonash djathi Një prodhues i njohur djathi në Zvicër është përfshirë në një skandal të pazakontë, pasi autoritetet... -
Me 11.9%, Zugu ka më së shumti makina elektrike në Zvicër -
Valis: Thyhet rekordi botëror për raclette-n më të madhe -
Rektori i Universitetit të Cyrihut kërkon tarifa më të ulëta për studentët -
GLP refuzon iniciativën “Jo Zvicrës me10 milionë banorë”














