Bota
Kauder humb zgjedhjet, mediat gjermane flasin për fillimin e fundit të Merkelit
Shefi i ri i unionit qeverisës të Gjermanisë është shpallur eksperti i financave Ralph Brinkhause. Merkel nuk komentoi humbjen dhe e quajti dështimin si "orë të demokracisë".
Prej 13 vjetësh Angela Merkel udhëheq bindshëm me grupin parlamentar të unionit konservator CDU-CSU. Por kjo ka përjetuar një çarje, pasi kandidati që mbështetej nga kancelarja Merkel, Volker Kauder, nuk ka arritur të rizgjidhet si shef i grupit parlametar. Kauder njihej një prej aleatëve më të ngushtë të Angela Merkelit.
Shumë media gjermane theksojnë se ky është sinjal i fillimit të fundit të Merkelit si drejtuese e partisë dhe Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.
Kështu ka ndodhur përpara njëzet vjetësh me kancelarin Helmut Kohl, që rezultoi së shpejti edhe në rrëzimin e tij prej pushtetit. Në lidhje me rrëzimin nga pozita e shefit të Kauderit, Merkeli theksoi se “kjo është ora e demokracisë, ku aty ke edhe humbje dhe gjëra që nuk ka për çfarë të komentohet”, shkruan “Der Spiegel”.
Autoriteteti i saj mbi CDU-në nuk është më i njëjti si gjatë mandatit të mëparshëm, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Editorialisti i saj, Jasper von Altenbockum e shpjegon këtë fenomen me tkurrjen e pashmangshme të ndikimit që ka një lider kur po i afrohet fundit të tij në detyrë. Shefi i ri i unionit qeverisës të Gjermanisë është shpallur eksperti i financave Ralph Brinkhause.
Disa analistë gjermanë shkojnë edhe më tej se kjo mund të sjellë votëbesimin e kancelares Merkel, që mund të rezultonte edhe në zgjedhje të parakohshme. Në historinë gjermane dy qeveri janë rrëzuar nga mocioni i votëbesimit: 1982 nga Schmidt dhe 2001 ishte Schröder.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












