Bota
Vonohet pasagjeri, tenton të ndalë fluturimin e aeroplanit
Pasagjeri, në dukje rreth të 30-ave, nuk kishte arritur të ngjitej në kohë në avion, edhe pse ai u nis 21 minuta pas orarit të programuar
Një pasagjer është arrestuar në pistën e Aeroportit të Dublinit nga policia, pasi arriti të dilte nga terminali në drejtim të një avioni duke thirrur ndaj pilotit që të mos nisej ende.
Më herët, personi në fjalë ishte brenda terminalit dhe trokiste me ngulm nga xhami, duke u përpjekur t’i thoshte ekuipazhit të avionit që ishte ende në tokë të ndalnin nisjen e avionit. Gjithsesi, ai arriti ta ndiqte aeroplanin e kompanisë “Ryanair” përpara ngritjes, por jo për ta kapur, pasi u ndalua nga policia.
Një pjesëtar i ekuipazhit tha se personi në fjalë “thjesht vrapoi nga godina e terminalit drejt avionit”, i cili po nisej për në Amsterdam. Dy automjete dhe një furgon i policisë u vunë në veprim për ndalimin e personit, transmeton “TCH”.
Pasagjeri, në dukje rreth të 30-ave, nuk kishte arritur të ngjitej në kohë në avion, edhe pse ai u nis 21 minuta pas orarit të programuar, përcjell albinfo.ch.
“Një pasagjer mashkull dhe një femër ishin shumë vonë për të kapur fluturimin e Ryanair drejt Amsterdamit mëngjesin e sotëm. Ata mbërritën në terminalin e daljes vetëm pasi avioni kishte përfunduar procesin e ngjitjes së pasagjerëve. Ata nisën të debatonin me stafin e Ryanairit dhe pasagjeri mashkull nisi të irritohej. Ai godiste xhamin në përpjekje për ta bërë avionin të priste, e më pas arriti të dilte nga një derë për të vrapuar në pistë drejt avionit. Fillimisht u pengua nga stafi i Ryanairit, e më vonë nga policia e aeroportit, e cila pasi u kontaktua e arrestoi menjëherë atë. Tashmë ai ndodhet në stacionin policor të aeroportit”, deklaroi zëdhënësi i Aeroportit të Dublinit, ku gjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë proceduar 14.7 milionë pasagjerë.
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros Një agjent lajmesh peshoi sanduiçët në Shopville në stacionin kryesor të Cyrihut, të gjithë ishin më... -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi -
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini














