Shqipëria
Subvencione për fëmijët e porsalindur në Shqipëri
Në Shqipëri, në tremujorin e parë të këtij viti u regjistrua një rekord historik negativ i natalitetit. Kjo ishte arsyeja që Qeveria në Tiranë do të miratojë masa të reja brenda strategjisë për rritjen e numrit të lindjeve. Kështu, nga 1 janari 2019 Tiarana do të japë një pagesë të njëhershme për çdo të porsalindur.
Për çdo fëmijë të parë të lindur, familja do të marrë 40 mijë lek të reja (3,150 euro), për të dytin 80 mijë lek të reja (6,300 euro), dhe për të tretin, 120 mijë lek të reja (9,450 euro). Nëse lindin binjakë, shuma do të dyfishohet, përcjell albinfo.ch.
Kjo do të zbatohet për të gjitha foshnjat e porsalindura në Shqipëri dhe nënat e tyre do të marrin para, siç njoftoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Sipas tij, kjo është vetëm një masë në drejtim të rritjes së numrit të lindjeve, e cila do të zbatohet për të gjithë të sapolindurit.
Enti Shtetëror i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) konfirmoi se në tre muajt e parë të vitit janë regjistruar 5,669 të posalindur, që është 18% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve ishte 5,954, përcjell albinfo.ch.
Numri i të sapolindurve në Shqipëri është në rënie vit pas viti, si pasojë e migrimit masiv dhe përcaktimit të të rinjve për një familje me më pak fëmijë.
Statistikat konfirmojnë se në vitin 2017 numri më i vogël i të sapolindurve nga viti 1930 u regjistrua në vend, kur shteti shqiptar filloi të kryejë regjistrimin e popullsisë.
Për shkak të migrimit dhe uljes së numrit të lindjeve, numri i nxënësve të shkollave fillore në vitin e ri shkollor është më i ulët për 46.7 për qind krahasuar me vitin akademik 1990/91.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore











