E-Diaspora
Arrestohet pasi i merr refugjatët sirianë nga “keqardhja e madhe”
Siç kanë konstatuar hetuesit e Policisë federale, shtetasit sirianë ishin futur në veturë që në Itali. Për transportimin e tyre në Gjermani, dyshohet se ai ua ka marr 1.600 euro
Policia federale gjermane ka akuzuar një kosovar, i cili ka transportuar në mënyrë të paligjshme disa njerëz përtej kufirit, me një veturë të regjistruar në Zvicër.
Kontrabandisti i dyshuar u identifikua të premten (28 shtator), në pikën kufitare në autostrdaën B2 në Mittenwald, me pasaportën e tij kosovare dhe një lejeqëndrimi italian, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Albinfo.ch. Pesë shoqëruesit e tij, në mesin e të cilëve edhe dy të mitur, nuk kanë pasur fare dokumente. Sipas të dhënave të tyre, bëhet fjalë për pesë shtetas sirianë.
Të gjashtë pasagjerët u dërguan në stacionin e Policisë federale në Rosenheim. Atje hetimi filloi me dyshimin për kontrabandë, njofton më tej Albinfo.ch.
Gjatë marrjes në pyetje, kosovari fillimisht pohoi se sirianët i kishte takuar në një pikë karburantesh në Austri dhe i kishte marrë nga keqardhja e madhe.
Megjithatë, gjatë intervistës u fut në kontradikta dhe më në fund pranoi se gjithçka kishte shpifur. Siç kanë konstatuar hetuesit e Policisë federale, shtetasit sirianë ishin futur në veturë që në Itali. Për transportimin e tyre në Gjermani, dyshohet se ai ua ka marr 1.600 euro.
Shtetasit sirianë u transferuan në një qendër strehimi për refugjatë. Vozitësi i veturës, i cili ka një qëndrim të përhershëm në Itali, me urdhër të gjykatësit hetues është paraburgosur gjatë të shtunës. Ai së shpejti do të duhet të përgjigjet për kontrabandimin e të huajve.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













