Kosova
Haradinaj: PDK-ja do ndryshimin e tre ministrave
Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, ia ka dorëzuar të hënën dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Veprimin e ka konfirmuar vetë Haradinaj në një intervistë për televizionin T7.
Kryeministri ka thënë se mund të priten edhe të tjera dorëheqje, meqë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është i interesuar të ndërrojë disa nga ministrat e partisë së tij, përcjell albinfo.ch.
“Ka një kërkesë të PDK-së për ndryshimin e së paku tre ministrave. Unë këtu nuk mund të përzihem, pasi kështu e përcakton marrëveshja e koalicionit”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka mbrojtur edhe emërimin e ministrit të Tregtisë, Endrit Shala, i cili ka aktakuzë të ngritur nga gjykata për gjuajtje me armë. Ndryshimet po bëhen për shkak të pakënaqësisë së Veselit me pjesëmarrjen e dy ministrave të tij në spektaklin e së shtunës të presidentit Thaçi në Ujman.
Kryetari i PDK-së, edhe nga Britania e Madhe, e ka kritikuar vizitën e Thaçit në Ujman për kohën kur është bërë. Përveç ministrit të Drejtësisë, në vizitën e presidentit në veri ka qenë edhe ministri i Financave, Bedri Hamza.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













