Kosova
Veseli thotë se në PDK vendos ai vet
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas përfundimit të takimit me disa ministra dhe anëtarë të kryesisë në PDK, tha se vendimet merren nga PDK-ja e ai si lider, por jo nga individët.
Abelard Tahiri ka vazhduar ta quajë ministër, madje si një nga më të guximshmit në kabinetin qeveritar, pa asnjë aferë korruptive.
“E takova Abelard Tahirin. Është nga ministrat që ka bërë punë shumë të guximshme dhe s’ka asnjë aferë korruptive. Vendimmarrja do të jetë e imja, e PDK-së dhe e asnjë individi”, ka thënë shkurt Veseli.
Ai ka mohuar se ka pasur mbledhje urgjente të kryesisë së PDK-së, ndërsa ka thënë se kthimi i tij nga Londra nuk ishte urgjent, por ishte paraparë që aq të zgjaste vizita atje.
Vetë Abelard Tahiri ka deklaruar se vendimi do të bëhet publik deri pasdite, e nuk ka dashur të komentojë nëse largimi i tij i mundshëm nga qeveria ndodh për shkak të vizitës që ia kishte bërë liqenit të Ujmanit krah presidentit Hashim Thaçi.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë.
E-Diaspora
-
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ Në një kohë kur qëndrueshmëria dhe efikasiteti energjetik janë bërë thelbësore për zhvillimin ekonomik, kompania zvicerane... -
Bashkëpunimi nga diaspora shqiptare në Zvicër forcon kujdesin mjekësor në Viti dhe Gjilan -
Planifikoi sulm në koncertin e Swift: Fillon gjyqi për shqiptarin në Austri -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë -
Mërgata pajis Spitalin e Dializës në Strugë me aparatura moderne
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane bashkon kuajt dhe dronët në patrullime moderne Trajnim i ri në Zvicër: rekrutët mësojnë të përdorin si kafshët ashtu edhe teknologjinë e avancuar... -
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ -
Cyrihu kontribuon me një të pestën e GDP-së së Zvicrës -
Zvicër: Kërkohet ndalim më i rreptë i cigareve elektronike në platformat e trenave -
Zvicër
Zvicra mes vendeve kryesore në Evropë për qendra të të dhënave











