Kosova
Ngritet aktakuzë ndaj gjashtë personave për terrorizëm
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve B.B, R.K, G.SH, A.A, L.M dhe E.H.
Prokuroria njofton se ndaj të pandehurve B.B, R.K e G.SH, ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”, lidhur me veprën penale ”kryerja e veprës terroriste”, veçmas ndaj të pandehurit B.B është për veprën penale “lehtësimi në kryerjen e terrorizmit”, e G.SH është për veprën penale “rekrutimi për terrorizëm”.
“Ndërkaq, ndaj të pandehurës E.H, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 144 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste nga neni 136 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Po ashtu, ndaj të pandehurve A.A dhe L.M, PSRK-ja, ka ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “mos lajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, dhe veçmas ndaj të pandehurit L.M edhe për shkak të veprës penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100











