Lajme
Sërish protestohet kundër KEK-ut
Mungesa e dhënies së përgjegjësisë nga KEK-u dhe Qeveria për keqtrajtim të konsumatorëve, ka shtyrë qytetarët të protestojnë sërish gjatë javë së ardhshme
Dorëheqja e qeverisë bullgare për shkak të protestave të qytetarëve për faturat e energjisë, duket se ka trimëruar edhe me shumë qytetarët kosovarë për të protestuar kundër faturave të shtrenjta të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Kështu një grup i qytetarëve të pakënaqur, të cilët mendojnë se KEK-u ua ka fryrë faturat e energjisë, kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave për të hënën, më 25 shkurt në qendër të Prishtinës.
Në njoftim dërguar medieve, organizatorët e protestës ndihen të irrituar nga mosreagimi institucional ndaj “hajnive të dukshme të Korporatës Energjetike të Kosovës në faturimin e energjisë elektrike për muajin janar”.
“Me mungesën e dhënies së përgjegjësisë nga zyrtare Korporatës dhe Qeverisë së Kosovës për keqtrajtim të konsumatorëve, me mos ndëshkimin e asnjë zyrtari përgjegjës për këtë tentim hajnie të kapur në flagrance, me shpërfilljen institucionale për rishikimin e politikave tarifore të energjisë elektrike…bëhet thirrje për një protestë kundër hajnisë”, thuhet në reagimin e grupit protestues.
Kërkesat e protestuesve, siç thuhet janë: hetimi, konstatimi dhe përmirësimi i të gjitha faturave të muajit janar, të lëshuara nga Korporata Energjetike e Kosovës, dorëheqja e gjithë zinxhirit
menaxherial që me pjesëmarrje aktive ose me neglizhencë, i ka kontribuar kësaj tentative për hajni, si dhe fillimin e hetimeve për këtë kaos.
Ndryshe pakënaqësitë qytetare u rritën në fillim të këtij muaji, pasi që faturat e KEK-ut ishin dukshëm më të larta se ato të dhjetorit. Arsyetimi i KEK-ut ishte se rryma është shtrenjtuar për 20 për qind, ndërsa data e leximit e tejkalon kohën prej 30 ditësh, duke shkuar në 34 ose 36 ditë.
Mirëpo menjëherë kjo u demantua nga Ministra e Zhvillimit Ekonomik, duke thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë, ndërsa KEK-iu iu rekomandua që t’i rishikojë faturat. Por, ky i fundit evidentoi vetëm 200 gabime në gjithë Kosovën, duke irrituar edhe më shumë qytetarët.
Ndryshe shtrenjtimi i energjisë elektrike përfundoi me “fatalitet” për qeverinë e Bullgarisë. Ishin protestat e qytetarëve që detyruan qeverinë të dorëhiqet.
Faturat e janarit në Kosovë kanë shkuar nga 50 deri në 250 euro për energji. Kjo shumë tejkalon edhe pagën normale të një punëtori. Prandaj edhe pankartat e disa protestueseve gjatë fillimit të këtij muaji kanë qenë: “japin kredi për t’i paguar faturat e energjisë elektrike”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













