Shqipëria
Elvana Gjata ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok, largohet nga Shqipëria
Këngëtarja e njohur shqiptare nga mediat në Shqipëri, është cilësuar se ka qenë ‘mollë sherri’ për ngjarjen në lagjen e njohur e Tiranës
E cilësuar si ‘mollë sherri’ për vrasjen në Bllok të Tiranës, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata është larguar nga Shqipëria.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ se Gjata ka ikur nga Rinasi drejt një vendi të BE. Ndërkohë ajo tha se nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i këngëtares.
“Sipas burimeve që disponoj, këngëtarja Elvana Gjata u largua ditën e djeshme përmes Rinasit, udhëtoi drejt një vendi të BE. Ajo konsiderohet si ‘mollë e sherrit’ e vrasjes në Bllok, por policia nuk po përjashton edhe pistat e tjera. Këngëtarja është larguar jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk dihet nëse vendi i BE ka qenë si vend tranzit. Prokuroria do kërkoj një tjetër dëshmi nga ajo, ndërkohë që po shihen të gjitha pistat”, tha Lala, transmeton Lapsi.al.
Kujtojmë se personi i dyshuar për vrasjen e Fabiol Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos thuhet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake Mevjol Bilo, përcjell albinfo.ch.
Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, si dhe Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore