Kosova
Si u mashtruan 489 qytetarë të Kosovës me punësim në Gjermani
Kështu të njëjtit kanë përvetësuar shumën prej 1,220,175,00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1,068,775,00 euro
Shqyrtimi fillestar i gjykimit të të akuzuarve për mashtrimin e qindra qytetarëve të Kosovës për punësim në Gjermani ka dështuar të mbahet. Kjo për shkak të një mos-koordinimi të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Gjyqtari i rastit, i Gjykatës së Prizrenit, Xheladin Osmani, konstatoi se në një bisedë telefonike prokurori special Sylë Hoxha e ka lajmëruar që më nuk do të jetë prokuror i kësaj çështjeje, pasi që tanimë rasti i ka kaluar prokurorit tjetër Atdhe Dema, por ky nuk ka qenë i informuar dhe i njoftuar për seancën ngase tash shpejt është emëruar prokuror në Prokurorinë Speciale.
Në seancën e paraparë të mbahej mungoi i edhe i akuzuari Besim Rexhaj, për të cilin gjyqtari i rastit Xheladin Osmani i kishte drejtuar një kërkesë për transferim të përkohshëm të personit të ndaluar Ministrisë së Drejtësisë – Departamentit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, mirëpo nga i njëjti departament nuk kanë marrë kurrfarë informate për ekzekutim të kërkesës, raporton Kallxo.
Në këto rrethana mbrojtësi i të akuzuarit Flamur Hoxha, avokati Bashkim Nevzati deklaroi se nga rrethanat e krijuara shihet qartë se nuk do të ketë mundësi që çështja të startojë në kohë të arsyeshme, përcjell albinfo.ch.
Avokati shtoi se meqë nuk ka asnjë rrezik që klienti i tij të arratiset dhe meqë të gjitha hetimet kanë përfunduar dhe janë marrë të gjitha provat, nuk ka kuptim që i mbrojturi i tij të mbetet nën masën e paraburgimit.
Po ashtu, avokati Nevzati potencoi se duke marrë parasysh rastet tjera që janë identike si kjo çështje dhe raste të njëjta të cilat i përfaqëson Prokuroria Speciale, asnjëri nga të akuzuarit në raste të tjera nuk qëndron nën masën e paraburgimit sikurse i mbrojturi i tij.
Lidhur me kërkesën e avokatit, gjyqtari i rastit kërkoi që ai me shkrim t’i drejtohet Gjykatës.
Aktakuza e Prokurorisë Speciale i ngarkon të akuzuarit Flamur Hoxha, Besim Rexhaj , ashtu që në vazhdimësi dhe bashkëkryerje kanë kryer veprën penale shpëlarje parash, veprën penale të mashtrimit, si dhe të njëjtit akuzohen se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.
I akuzuari Flamur Hoxha ngarkohet edhe me veprën penale të shmangie nga tatimi.
Ndërsa i akuzuari tjetër Veprim Rexhepi sipas aktakuzës ngarkohet se në vazhdimësi ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të akuzuarit Flamur Hoxha dhe Besim Rexhaj në periudhën kohore qershor 2016 deri në muajin gusht 2017, në Prizren me qëllim të përfitimit për vete dhe persona tjerë, pasi që më parë kanë pranuar mjete monetare të shumta dhe duke i mashtruar një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, kinse do t’i punësojnë në Gjermani, duke përfituar me anën të veprës penale të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve nga secili i dëmtuar shumën prej 2.500-3.000 euro, ku numri i të dëmtuarve është 489, të njëjtit fare nuk i kanë punësuar të dëmtuarit në Gjermani, duke fshehur fonde në fjalë, transferuar ato te personat tjerë pastaj duke shtresuar pasurinë e paligjshme përmes blerjes së pronave të luajtshme vetura të shtrenjta, apo të paluajtshme shtëpi dhe banesa.
Kështu të njëjtit kanë përvetësuar shumën prej 1,220,175,00 euro, nga kjo kanë bërë shpëlarjen e parave në shumën prej 1,068,775,00 euro.
Në këtë rast aktakuzën e përfaqëson Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe lënda është një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave.
Seanca e radhës është caktuar për më 15 nëntor.
Ndërsa për të akuzuarin Besim Rexhaj, gjyqtari konstatoi se edhe një herë do t’i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë – Departamentit për ndihmë juridike ndërkombëtare, me kërkesë për transferimin e përkohshëm të personit të ndaluar, në këtë rast të akuzuarit Besim Rexhaj.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës














