Bota
Deputeti shqiptar në Belgjikë, përkrah shqiptarët në zgjedhjet lokale belge
Deputeti shqiptar i Parlamentit belg, Ahmet Gjana ka bërë thirrje për përkrahjen e shqiptarëve në Kombëtaren e Zgjedhjeve.
Me anë të një postimi në rrjetin social në “Facebook”, Gjana ka kërkuar mbështetje për shqiptarët.
Sipas tij, në çdo komunë përkatëse në zgjedhjet të cilat priten të mbahen të dielen me 14 tetor, do të jetë nga një shqiptar.
“Këta kandidatë do të bashkëpunojnë me mua dhe do të punojmë të bashkuar me të gjitha kompetencat që kemi duke siguruar një punë efektive për banorët e atyre komunave me programin e forcës politike që përfaqësojmë por në veçanti edhe për komunitetin!”, ka shkruar deputeti Gjana.
Në fund këtij mbishkrimi ai i ka shtuar edhe fjalinë e famshme popullore “Bashkimi bën fuqinë!”.
Lista e shqiptarëve që do të kandidojnë në zgjedhjet e 14 tetorit në Belgjikë janë:
– Amet Gjanaj numër 4 në Molenbeek lista PS-sp.a
– Elhami Shaqiri numër 19 në Schaerbeek lista PS-sp.a
– Habibe Duraki numër 18 në Evere lista LB
– Vaile Shkodra Azizi numër 34 dhe Luiza Duraki në 42 në Anderlecht lista PS-sp.a-CDH
– Qendresa Gerlica numër 24 në 1000 Bruksel, Laeken, Haeren dhe Neder lista PS
– Ornela Prifti numër 4 në Koekelberg lista PS
– Avni Gjanaj numër 10 në Ganshoren lista « Ensemble-Samen »
– Muhamet Begaj numër 25 në Saint-Josse lista LB
– Behar Sinani numër 13 në Jette lista PS-sp.a
– Marsela Damzi numër 20 në Berchem-Sainte-Agathe lista PS-sp.a
-Shkëndije Shkendije Kastrati numër 13 në Woluwé-Saint-Pierre lista PS-sp.a
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër














