Kosova
Rufki Suma ndalon punimet e BechtelEnkas, Pal Lekaj kërkon fillimin e punimeve
Punimet gjatë natës, zhurma e krijuar nga kamionët të cilët bartin material me ton, dëmtimi i pronës private dhe i asaj publike janë disa nga arsyet që Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit ka vendosur që të shkëpus lidhjet bashkëpunuese me kompaninë e ndërtimit të rrugëve, Bechtel & Enka.
Në një njoftim gjatë ditës së djeshme vetë Komuna e Hanit të Elezit ka njoftuar se orët e vona të natës së 11 tetorit, kjo komunë i ndërpret punimet e Bechtel- Enkas.
“Për shkak të dëmtimit të pronës publike dhe private, mbylljes së disa rrugëve ekzistuese dhe zhurmës së madhe gjatë natës nga ana e kompanisë Bechtel-Enka e cila po realizon projektin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, komuna e Hanit të Elezit ka vendosur të ndërpres komunikimin dhe bashkëpunimin me kompaninë Bechtel Enka”, thuhet në reagimin e komunës.
Ndërprerja e punimeve sipas njoftimit nuk erdhi pa pasur paralajmërime, shkruan Albinfo.ch.
Në njoftim theksohet se ‘Kryetari i komunës se Hanit te Elezit, Rufki Suma, pas disa paralajmrimeve dhe kërkesave drejtuar kompanisë Bechtel-Enka për riparimin e dëmeve, rihapjen e rrugëve të mbyllura, ndotjen dhe degradimin e ambientit, me dt. 11.10.2018 ju drejtua me një letër Drejtorit gjeneral të kompanisë Bechtel-Enka, z.Riadh Alkhazraji të cilin e njoftoi me vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm dhe për riparimin e dëmeve të shkaktuara’.
Po të njejtën ditë, në orët e vona të natës, pas orës 23:00, kryetari Suma i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Refet Kalisi, dolën ne vendpunishte të autostradës në territorin e komunës së Hanit të Elezit dhe ndërprenë punimet e kompanisë Bechtel Enka për shkak të punimeve që bëheshin në orët e vona të natës me çka pengohej jeta normale e qytetarëve nga zhurma që krijohej, shkruan Albinfo.ch
Komuna ka kërkuar nga ana e kompanisë së ndërtimit, të riparojë të gjitha dëmet e shkaktuara në pronat publike komunale dhe ato private të pa shpronësuara, osë në të kundërtën komuna e Hanit te Elezit, nuk do të lejojë këtë kompani të shfrytëzoj pronën publike komunale.
Pas në vendimi të tillë e duke mos u konsultuar me Qeverinë e Kosovës, ku kjo e fundit para disa muajsh kishte vendosur që për shkak të disa mosmarrëveshjeve mes kompanisë së ndërtimit dhe qeverisë në kohën e qeverisjes Mustafa, ta shpërblej Bechtel & Enkan me 53 milion euro bonus si mungesë për mjete, ka reaguar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ndalimin e punimeve të autostradës “Arbën Xhaferi”, ministri Lekaj e ka quajtur keqardhje, shkruan Albinfo.ch.
“Është për keqardhje kur dëgjon se një projekt gjigant infrastrukturor që është në fazën e finalizimit, po pengohet. Autostrada “Arbën Xhaferi” që përveç lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve, ka ndikim pozitiv edhe në ekonominë e vendit, nuk guxon të përballet me të tilla ndalesa të organizuara për qëllime personale”, ka shkruar Lekaj në një postim në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.
Sipas ministrit Lekaj, Komuna e Hanit të Elezit duhet t’i gëzohet realizimit të këtij projekti, për të mirën e vendit.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës














