Lajme
Guajana njeh shtetin e Kosovës
Me këtë njohje, Republika e Kosovës ka siguruar 99 njohje ndërkombëtare. Ministri Hoxhaj ka paralajmëruar se shumë shpejt Kosovën do ta njohin edhe disa shtete
Republika e Guajanës është shteti i radhës që ka njohur Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, duke e ngritur në 99 numrin e shteteve që njohin realitetin në Evropë. Këtë njohje e ka konfirmuar vetë shefi i diplomacisë guajane, Carolyn Rodrigues– Birkett nëpërmjet një telefonate që ka zhvilluar me homologun kosovar, Enver Hoxha.
“Përmes një bisede telefonike që ka zhvilluar sot me ministren e Punëve të Jashtme të Guajanës, Carolyn Rodrigues– Birkett është informuar për vendimin e Qeverisë së Guajanës për të njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës”, njofton MPJ e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.
Ministri Hoxhaj në muajin shkurt, gjatë samitit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik që është zhvilluar në Egjipt, ka zhvilluar një takim me ministren Carolyn Rodrigues–Birkett. Gjatë këtij takimi, ministrja Rodrigues-Birket pat shprehur mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën, duke premtuar lëvizjen e shpejt të Guajanës drejt njohjes së Kosovës.
Sipas MPJ-së, ministri Hoxhaj ka zhvilluar disa vizita në Amerikën Qendrore dhe Jugore në përpjekje për t’i bindur shtetet e kësaj pjese të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Guajana, është një shtet i pavarur në bregun verior të Amerikës Jugore. Është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve, i njohur si CARICOM dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.
Ky shtet është po ashtu anëtar i Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore, Kommonuealthit si dhe nga viti 1966 është anëtar i Kombeve të Bashkuara. Me një sipërfaqe prej 215,000 kilometra katrorë, Guajna ka një popullsi prej 770,000 banorësh.
Ndryshe, me këtë njohje, Republika e Kosovës ka siguruar 99 njohje ndërkombëtare. Ministri Hoxhaj ka paralajmëruar se shumë shpejt Kosovën do ta njohin edhe disa shtete
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin












