Kosova
Pjetër Nrecaj që vrau gruan dhe vajzën, pranon fajësinë
Seanca gjyqësore ndaj Pjetër Nrecajt është shtyrë për 31 tetor, pasi ai ka pranuar fajësinë për vrasjen e bashkëshortes Valbonës dhe vajzës së tij. Prokurori është pajtuar që të negociojë për marrëveshjen për pranimin e fajësisë, i propozuar nga mbrojtja e Nrecajt, përcjell albinfo.ch.
Para se të deklarohej i pandehuri, fjalën e ka marrë avokatja mbrojtëse e tij Fehmije Zhubi, duke thënë se i vjen keq për ngjarjen tragjike për çka u shpreh ngushëllime për humbjen e anëtarëve të familjes.
“Kjo ngjarje tragjike e ka goditur edhe të mbrojturin tim. Unë sot para këtij shqyrtimi kam biseduar me të akuzuarin dhe kemi vendosur që të paraqesim kërkesë për shtyrje dhe të bëjmë përpjeke që të negociojmë pranimin e fajësisë”, ka thënë ajo.
Prokuroria Themelore në Gjakovë më 27 shtator ka ngritur aktakuzë ndaj Pjetër Nrecajt për vrasjen e bashkëshortes Valbona Nrecaj dhe vajzës së tyre. Sipas aktakuzës së Prokurorisë i akuzuari më 7 gusht, në Gjakovë, në shtëpinë e familjes së viktimës, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten dhe vajzën e tij.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde











