Lajme
Kosova nis procesin e pajtimit me Serbinë
Qeveria e Kosovës parashikon t’i jap fund konfliktit me Serbinë nëpërmjet një traktati të paqes. Me këtë traktat do të rregullohen raportet ndërshtetërore përfshirë edhe kërkimin e faljes nga Serbia
Katërmbëdhjetë vjet pas luftës, Kosova i është rikujton atë periudhë tragjike, duke i vlerësuar dëmet ekonomike, fizike dhe shpirtërore, që konflikti i vitit 1998-1999 i ka lënë në vend. Duke i gjurmuar dëmet e asaj periudhe, institucionet e Kosovës parashikojnë të krijojnë infrastrukturën e pajtimit ndëretnik me Serbinë.
Qeveria e Kosovës, vlerëson se vetëm pas një kohe aq të gjatë, mund të thuhet se janë pjekur kushtet që popujt të ballafaqohen me të kaluarën.
Me këtë rast, të hënën për të parën herë, është mbajtur takimi inaugurues i Grupit Punues për Ballafaqimin me të Kaluarën dhe Pajtim.
“Tema që trajton ky grup punues i Republikës së Kosovës është edhe më e vështirë, ngase ky grup, ka trajtuar dhe tenton ta trajtojë këtë çështje, që është politikë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për
t’u ballafaquar me të kaluarën për të ndërtuar një vizion për të ardhmen”, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Zëvendësshefi i qeverisë bashkë me shoqërinë civile, organizata vendore e ndërkombëtare dhe donatorë të jashtëm, nisen zyrtarisht procesin e pajtimit.
“Formimi i këtij grupi punues është shtyrë deri në këtë kohë, kur kemi konsideruar se shoqëria jonë është e aftë për t’u ballafaquar me të kaluarën, ku në një mënyrë ose tjetër, që t’i marrë përsipër rehabilitimin e marrëdhënieve dhe të jetë e gatshme të ballafaqohet me atë, të kërkoj të vërtetën, të bëjë riparimin e dëmeve të luftës, dhe ashtu sikur kërkon, edhe përshkon përgjegjësi dhe autorësi penale”, tha Kuçi.
Drejtësia e mohuar për dekada dhe shekuj dhe qasja në drejtësi, që nuk ka qenë e mjaftueshme, sipas Kuçit, do të jenë të rregulluara shumë më mirë se në të kaurën. Ky grup, siç tha ai, do të jetë një ndër hallkat kryesore të punës së rishikimit të dëmeve dhe pajtimit.
“Natyrisht që edhe raporti me Serbinë, i cili është ende i pazgjidhur, besoj që e rëndon këtë ballafaqim me të kaluarën. Përkundër kësaj, Qeveria e Kosovës mendon që ne duhet të ballafaqohemi me të kaluarën,
duke marrë parasysh të drejtat dhe pozitën e secilës viktimë të luftës, por në anën tjetër dua të them që nënshkrimi i një traktati të paqes ku do të rregulloheshin raportet Kosovë-Serbi”, tha Kuçi.
Me traktatin e paqes, sipas zëvendëskryeministrit, do të rregullohen raportet ndërshtetërore, do të përfshinin edhe kërkimin e faljes nga Serbia edhe kërkimi i kompensimit të dëmeve të luftës.
“Po ashtu kërkimin për çështjen e personave të pagjetur dhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me luftën, do ta ndihmonin në pafundësi edhe krijimin e një ambienti të mirë për t’u ballafaquar me të kaluarën”, konsideron Kuçi.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran










