Bota
Qindra mijëra vende të punës janë të lira në Gjermani
Papunësia ka rënë në krahasim me muajin shtator për 0,1 %, që do të thotë se papunësia në Gjermani aktualisht është vetëm 4,9 %
Në tregun e punës në Gjermani jo vetëm që ka rënë numri i të papunëve në tetor në 2,204 milionë, që është vlera më e ulët e ndonjë tetori prej ribashkimit të Gjermanisë, po me qindra mijëra vende të punës janë të lira. Papunësia ka rënë në krahasim me muajin shtator për 0,1 %, që do të thotë se papunësia në Gjermani aktualisht është vetëm 4,9%.
Është kjo hera e parë që papunësia e llogaritur nga Agjencia Federale e Punësimit, bie nën 5%. Në krahasim me muajin e kaluar, numri i personave që kanë gjetur punë është shtuar për rreth 53.000, raporton “DW”.
Ndërsa në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është shtuar për 185.000 vetë, bëri të ditur Agjencia Federale e Punësimit, me seli në Nyremberg. Shefi i AP Detlef Scheele thotë: “Papunësia ka vazhduar rënien në muajin tetor”, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit, në AP kanë qenë të regjistruar së fundi 2,292 persona, ndërsa rënia e papunësisë nuk ka të bëjë vetëm me punë sezonale. Numri i të papunëve ka rënë ngjashëm si në pjesët perëndimore ashtu edhe ato lindore të Gjermanisë.
Por në AP kanë qenë të regjistruar në tetor edhe 824.000 vende të lira të punës – 44.000 më shumë se para një viti.
Numri i njerëzve të punësuar në Gjermani, në shtator të këtij viti, sipas të dhënave të Entit Statistikor, është 45,18 milionë të punësuar, që paraqet një plus prej 39.000 në krahasim me një muaj më parë.
Ndërsa krahasuar me një vit më parë, numri i të punësuarve në Gjermani është shtuar me 561.000 punonjës.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













